Google ADS

‘Çmendët’ Juventus-i, përgatitet të thyejë rekordin botëror duke ofruar 360 milionë euro për Mbappe-n

15:32 | 15 Tetor 2020
Arbresh Info

Juventus-i është duke përgatitur ofertën botërore me vlerë 360 milionë euro për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas Tuttosport, gjiganti italian është i gatshëm të sakrifikojë Cristiano Ronaldo-n vetëm që të transferojë yllin francez, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se dyshja nuk do kishin arritur të përshtaten në një skuadër, andaj skuadra e Andrea Pirlo-s do e përfshijë portugezin në ofertën për fituesin e Kupës së Botës.

PSG nga ana tjetër, është e qartë se nuk do pranojë shkëmbimin e Mbappe-s për Ronaldo-n, mirëpo e duan transferimin e portugezit.

Real Madrid-i vazhdon të jetë favorit për Mbappe, mirëpo nëse Juventus-i ofron 360 milionë euro atëherë çdo gjë mund të ndryshonte./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme