Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Pejës ku është pritur nga i pari i saj Gazmend Muhaxheri.
“Sot në mesditë me kryetarin e komunes së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situates epidemiologjike si dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19”, është shprehur Zemaj.
Zemaj gjithashtu sot ka vizituar edhe Qendrën për Mirëqenien e Gruas.
“U njoftova nga menaxhmenti i kësaj organizate joqeveritare për kapacitetet e këshillimit për nevojat shëndetësore, sociale, arsimore, psikologjike, ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje për rajonin e Pejës”.
“Puna humane e QMG-së, në aspektin shëndetësor, do ta ketë përkrahjen brenda mandatit të saj, duke u gjendur pranë secilës grua dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunë në familje”.
“Stop dhunës në familje!”.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj