Drejtori sportiv i Bayern Munich-ut, Hasan Salihamidzic ka thënë se shkaku i negociatave të vështira dështoi transferimi i sulmuesit Callum Hudson-Odoi.
Gjiganti gjerman ishte i interesuar përsëri për anglezin, por përsëri nuk ia doli ta transferojë lojtarin, transmeton portali arbresh.info.
Hudson-Odoi tha se negociatat ishin të vështira, andaj dështoi gjithçka.
“Ka transferime në këtë pikë që thonë: ‘Duhet të ndaloni menjëherë”.
“Është e rëndësishme që kemi të gjitha alternativat. Negociuam me Chelsea-n, por nuk kishte marrëveshje. Kjo ndodhi”, deklaroi ai.
Në vend të Hudson-Odoi, Bayern-i riktheu në skuadër Douglas Costa-n në formë huazimi nga Juventus-i./arbresh.info.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele