Google ADS

Republika Çeke në kërkim të një lokacioni për ndërtimin e një spitali të përkohshëm

12:16 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Ceke, Jan Hamacek ka thënë se ushtria është gati për ndërtimin e një spitali me 500 shtretër në Pragë.

Hamacek, i cili është edhe drejtues i grupit për përgjigjen kundër pandemisë, tha dje se ka pyetur kryetarët e komunave, departamentet e zjarrfikësve dhe ushtrinë për të përcaktuar ndërtesat që mund të shërbejnë si spitale të përkohshme, shrkaun arbresh.info

Kryeministri Andrej Babis ka thënë se qeveria do të porosisë 3,000 shtretër dhe rreth 1,000 shtretër ICU për spitale.

Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjithë ata që janë të pajisur me trajnime mjekësore të paraqiten vullnetarisht për në shërbimet e tyre, madje edhe ata që nuk punojnë më në mjekësi.

Më shumë se 9,540 raste pozitive janë shënuar të mërkuren në Ceki, numri më i lartë i rasteve ditore i shënuar deri më tani, shkruan BBC./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme