Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Policinë e Kosovës në Pejë.
Pas kësaj, Zemaj tha se nga matjet e para të opinionit e deir më sot, policia është në krye të institucioneve më të besueshme në vend.
“Vizita te ky sektor qenësor i shtetit tonë, në Pejë, më mbush edhe me krenari, prandaj me kënaqësi kam pranuar emblemën e policisë, si shenjë mirënjohjeje.Grupi punues për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, është shumë i përkushtuar që sa më parë ta finalizojë detyrën dhe punën e vet, andaj, do të jetë lajm shumë i mirë edhe për Policinë tonë”, tha Zemaj.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë tha se policia edhe gjatë pandemisë është në krye të detyrës, me kapacitete të plota.
“Përkushtimi për zbatim të ligjit u konfirmua edhe me numrin e të infektuarve dhe rastet tragjike nga Covid 19, brenda radhëve të Policisë tonë.Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së e mandje kemi pas edhe jetë të humbura të policëve si pasoj e infeksionit me Covid, andaj I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve, ndërsa të infektuarve shërim të shpejt.Faleminderit për mikpritjen”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3491006880946167
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët