Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë shënuar 10 viktima dhe 793 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve aktive sot ka arritur në gjithsej 3.562, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.
Midis tyre, 439 pacientë janë në spital, nga të cilët 26 janë në respiratorë.
“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 22.534 raste nga të cilët 344 kanë vdekur, 18.628 janë shëruar, 431 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.
Aktualisht janë 17.805 persona në vetëizolim.
Deri më tani janë testuar 379.379 persona, nga të cilët 6.696 në 24 orët e fundit.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...