15 gra naftëtare pritet t’i bashkohen grevës së urisë pasi nuk kanë marrë pagat prej muajsh. Ato do të zënë vendin e 10 grevistëve burra.
Në ditën e 18 të grevës së urisë, naftëtarët vendosen të nxjerrin 10 grevistët burra dhe në vend të tyre do të futen gratë naftëtare.
Dje, naftëtarët e Ballshit rrëzuan kordonin e policies. Ndërsa sot, hodhën poshtë portën e uzinës duke hyrë me force në ambientet e saj. Kjo për shkak të pagesave të prapambetura prej disa muajsh 9.
Për pagat e prapambetura, kompania “Allum Enteprises ” është shprehur se nuk do t’i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme “Tosk Energy”, me të cilën është fituar gjyqi.
Protesuesit i bëjnë thirrje ministres së Infrastrukturës, që të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh./lapsi.al
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...