Nga sot me aktin normativ mbajtja e maskës është e detyrueshme në Shqipëri. Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj.
Pagesa e gjobës do të bëhet përmes faturës së energjisë elektrike.
Por ka dhe raste kur maska nuk është e detyruar:
a. Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
b. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
c. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
f. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
g. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes./TCH
Ministria e Bujqësisë konfirmon gripin e shpendëve në Vlorë,...
OKB publikon raportin alarmant: Irani ka ekzekutuar të paktë...
Kapiteni i javës, Leo i ndan punët e shtëpisë për banorët
Vdes në moshën 96-vjeçare ish lideri i ekstremit të djathtë ...
Man City mund të bjerë nga kategoria nëse shpallet fajtor në...
Ilir Meta mbahet tre orë përballë prokurorit, zbulohet çfarë...