Google ADS

Arrestohet gjinekologu që kreu abortin e të miturës në Gjilan

09:51 | 15 Tetor 2020
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar gjinekologu, i cili kishte kryer abortin e vajzës së mitura nga Gjilani, për të cilën ishte raportuar se ishte dhunuar.

Siç njofton PK, në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Gjilan/Prishtinë 15.02.2020-NN. Lidhur me rastin me datën 14.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (mjek-gjinekolog). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

E mitura nga Gjilani dyshohet se u dhunua nga dy persona, të dy ketë shokë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme