Rrahje brenda një familjeje në Gjakovë, dy persona përfundojnë në spital

09:48 | 15 Tetor 2020
A Z

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka raportuar për një vepër penale “Dhunë familjare”, që ka ndodhur dje në Gjakovë.

Në këtë përleshje, janë përfshirë 5 të dyshuar, derisa tre nga ta me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 14.10.2020-13:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen me procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme