Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk e ka diskutuar në mbledhjen e Kryesisë mundësinë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit qeverisës.
Nënkryetari i kësaj partie, Agim Aliu ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë mbledhje formale për të diskutuar për angazhimin e kësaj partie në pushtetin qendror.
Edhe pse thotë se është i obliguar që të jap qëndrime formale, duke shtuar se për këtë çështje veç sa kanë dhënë qëndrim të qartë organet e kësaj partie.
“Unë po besoj që tash më janë përgjigjet sa i përket çështjeve të koalicionit në nivel Qendror, e unë jam nënkryetar i Partisë Demokratike dhe ne në kryesinë e Partisë Demokratike, asnjëherë nuk kemi diskutuar deri më sot për çështjet që kanë të bëjë me koalicionin dhe kjo është përgjigjja që unë mund të jap”.
“…unë jam i obliguar t’i jap përgjigjet formale, për shkak se nuk kemi pasur një mbledhje formale të kryesisë së Partisë për tu diskutuar për ndonjë angazhim të ri, qoftë në Qeveri apo edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pushtete në nivel qendror”, tha ai për EO.
Muajt e fundit është përfolur që PDK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, madje edhe kreu i LDK-së ka deklaruar se kanë hequr vijat e kuqe për këtë parti.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...