Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook u kujtoi ndjekësve të tij që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.
Rama këtë postim e shoqëroi me foto nga pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918, ku mori jetët e më shumë se 50 milionë njerëzve.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë ?
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin