Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare greke Alexandros Diakopoulos i kërkon kryeministrit të vendit të tij, Kyriakos Mitsotakis, që t’i tregojë vijën e kuqe Turqisë. Ai tha se dy vendet do të ndalen dhe nuk do të shkojnë në përplasje, por edhe në këtë pikë ka një mesazh për qeverinë greke.
“Regjimi në Turqi po bëhet gjithnjë e më autoritar. Duhet tregoni se kjo është aq e rëndësishme për ju sa jeni gati të përdorni fuqinë tuaj për ta mbrojtur atë, Erdogan po na shtyn në greminë.
Ju duhet të thoni se kjo është vija jonë e kuqe. Sepse nëse jepni sinjalin se do të toleroni gjithçka, atëherë do të vuani gjithçka. Të dy vendet do të ndalen para se të përplasen, por së pari duhet të japim sinjalin se jemi gati të përplasemi” tha ai.
Situata mes Turqisë dhe Greqisë vijon që të jetë shumë e tensionuar për shkak të vendimit të Ankarasë për të rinisur kërkimet me anijen “Oruc Reis”. Gjendja në Mesdhe nga momenti në moment mund të precipitojë për shkak të konfliktit mes dy vendeve.
Mediat greke njoftojnë për një tjetër lëvizje të Ankarasë, që ka të bëjë me një tjetër anije kërkimore, që lundroi me sinjalin fikur duke u shfaqur papritur brenda natës pranë ishullit grek. Greqia do të kërkojë nesër në Bruksel vendosjen e sanksioneve për Ankaranë. Qëllimi i Athinës është të marrë një mbështetje të fortë në konkluzionet e Këshillit Evropian, i cili do të hapte rrugën për pasoja kundër Turqisë./zyrtare/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...