Fotini 43 vjeçe dhe farmacisti 32 vjeçar, Ioannis Zonitsas nuk arritën as të reagonin kur autori hyri në shtëpi me çelësa dhe i gjeti ata në një moment intim.
Autori i dyshuar, një shqiptar dhe ish-partneri i 43-vjeçares, fillimisht qëlloi mbi farmacistin, duke e goditur atë me një hanxhar në kokë dhe duke i copëtuar kafkën aq sa nuk njihej. Goditja e fundit ndaj farmacistit fatkeq, ishte në zemër.
Ai më pas iu drejtua gruas 43-vjeçare, e cila nuk reagoi për shkak të tronditjes. Shqiptari u përpoq ta godiste në kokë, por dështoi fillimisht. Sapo gruaja i ra në gjunjë duke bërtitur nga dhimbja, shqiptari filloi ta godiste në kokë dhe i preu arterien kryesore.
Shqiptari është gjithashtu i njohur për policinë për shkak të precedentëve, kyçi derën e shtëpisë dhe u arratis me makinën e gruas së ndjerë dhe më pas i vuri flakën, duke zhdukur gjurmët.
Në të njëjtën kohë, celularët e dy viktimave nuk u gjetën askund, ndërsa hetuesit besojnë se ato u morën nga autori i dyshuar në përpjekje për të fshehur mesazhet kërcënuese që i kishte kërkuar gruas për t’u rilidhur sërish, shkruajnë mediat greke.
Të njohur të viktimës kanë dëshmuar në polici se ajo kishte rrëfyer frikën që kishte ndaj shqiptarit për shkak të kërcënimeve dhe natyrës së dhunshme që kishte.
Ndërkohë sigurimi ka nisur ndjekjet për të gjetur autorin e krimit, por ka dyshime se ai mund të ketë ardhur në Shqipëri./albeu/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...