Analistja politike, Donika Emini, ka thënë se vizita e fundit e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, në Kosovë, ka ardhur për shkak të frikës së tij se mos po bllokohet procesi i dialogut.
Sipas saj, Lajçaku është frikësuar se Kosova mund ta bllokojë procesin e dialogut, për shkak se “Serbia sërish e ka vënë Kosovën si palë bllokuese në dialog”.
“(Vizita) Kjo tregon që BE është e determinuar në procesin e dialogut. Kemi pa në dy vjetët e fundit, kur ishte një farë pauze, kur BE-ja nuk kishte qëndrime të qarta rreth dialogut, kur SHBA-ja e mori kryesimin e u nënshkrua një marrëveshje në Washington dhe po duket sikur u qetësuan ujërat e u kthye procesi në Bruksel. Kjo vizitë po vjen pikërisht nga frika që Serbia dhe Kosova do ta bllokojnë sërish procesin, të cilin s’kishin gjasa ta bllokonin në Washington sepse fuqia e Shtëpisë së Bardhë dihet. Te BE-ja ka tendenca, kryesisht nga Serbia, sepse ajo qysh më 2013 e ka ndërlidhur dialogun me procesin e anëtarësimit në BE. Kapitulli 35 determinon marrëdhënien dhe çështjen me Kosovën dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi vazhdimisht ka bërë këtë pazarin me kapitullin 35 në raport me kapitujt tjerë, sidomos 23 dhe 24, që janë të fokusuar në drejtësi. Për Vuçiqin është e përshtatshme që të ketë qasje të tillë në dialog bllokuese, ku Prishtinën e vendos si palë destruktive e se nuk implementon marrëveshjet sidomos Asociacionin dhe në këtë frikë ai ndërmori vizitën në Kosovë”, ka thënë Emini në Interaktiv.
Sipas saj, vizita e Lajçakut dhe takimet me të gjithë liderët politikë në Kosovë ka ndodhur edhe për shkak se ai “e di se po dialogon me kryeministrin Avdullah Hoti e që dihet se në vend ka diskutime se a ka legjitimitet a jo”.
Emini ka thënë se Kosova është pala e dobët në dialog, sepse, sipas saj, qëllimi i Lajçakut është “prioritetizimi i Serbisë, e Kosova si palë që e ndihmon Serbinë të inkuadrohet në BE”./koha.net/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”