Mjeku Pëllumb Pipero sqaroi deklaratën e tij se maska nuk duhet mbajtur në ambientet jashtë.
Pipero, i ftuar këtë mbrëmje në “Open” tha se maska duhet të mbahet edhe jashtë pasi nuk mund të ndalojmë kontaktin me të tjerët.
“Në këtë pandemi shumë nga ne, për arsye të njohurive të shtuara dhe të kufizuara si fillim, kanë ndryshuar mendim, por qëndrimi im është dhe do mbetet i njëjtë.
Përdorimi i maskave apo masave të tjera që kufizojnë përhapjen e virusit është i mirëpritur.
Jam i pari që kam deklaruar se maska duhet të jetë ligjërim detyror, dhe po atë ditë kam thënë jam kundër mbajtjes së saj në mjedise të hapura. Nga sot po dal kundër vetes, dhe them se duhet dhe në mjedise të hapura sepse mbron dhe shton refleksin e mbajtjes”, u shpreh Pipero./tch/
Policia shqiptoi afro dy mijë gjoba për 24 orë
Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan
SHBA nuk do të ripërtërijë statusin ligjor për qindra mijëra...
33 familje në Vlorë u evakuuan, në disa lagje rrugët ende të...
Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë
Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra