Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se nuk ka njohuri për ndonjë takim mes kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga VV, Albin Kurti.
Gjithsesi ai thotë se nuk kanë vija të kuqe për askënd dhe nuk e mohon se në të ardhmen mund të bashkëpunojnë.
“Haradinaj dhe Kurti nuk janë takuar, por nuk kemi vija të kuqe”, tha ai në emisionin DPt.
“Nuk kemi nevojë të merremi me Kurtin pasi ai është në opozitë. Por nuk kemi ndonjë takim apo takime me VV’në. Por a do të ndodhin në të ardhmen? Nuk mund të them jo. Politika bëhet në të mirë të shtetit. Dhe ne nuk mund t’i mbyllim derën askujt”, shtoi ai.
Laporta: Refuzova 250 milionë për Yamal
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë