Google ADS

Dy priftërinj dalin para gjyqit për abuzim seksual, rasti i parë që ndiqet penalisht në Vatikan

23:38 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Dy priftërinj katolikë kanë dalë para gjyqit në Vatikan, duke u bërë kështu rasti i parë që ky shtet po ndjekë penalisht një rast të dyshuar të abuzimit seksual.

Gabriele Martinelli, 28 vjeç, akuzohet për sulm seksual ndaj një djali midis 2007 dhe 2012

Enrico Radice, 72, akuzohet për mbulimin e sulmit të pretenduar ndërsa ishte rektor i shkollës teologjike ku pretendohet se ndodhi abuzimi.

Asnjëri prej tyre nuk kanë komentuar rastin.

Derisa shumë priftërinj janë përballur me akuza abuzimi në të gjithë botën, Vatikani nuk ka zhvilluar asnjëherë një gjyq në lidhje me akuzat e abuzimit seksual.

Të ngjashme