Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ende nuk është opsion real futja në Qeveri e PDK’së.
“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”, ka thënë ai.
“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. PDK nuk eshte kunder shtetit, por ben opozite konstruktive. Nuk futemi ne Qeveri per ti bere numrat”, tha ai.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...