Pendarovski: Nuk kam informacion për ndonjë marrëveshje të re me Bullgarinë

21:16 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti Stevo Pendarovski për “Telma” se nuk ka informacion në lidhje me pohimet e Hristijan Mickoskit i cili pretendon se Zakharieva i ka thënë Osmanit, Sofja dhe Shkupit të nënshkruajnë një marrëveshje të re sipas së cilës ne duhet të korrigjojmë kushtetutën dhe të themi se kombi dhe gjuha maqedonase u krijuan pas vitit 1945.

“Unë nuk kam informacion të tillë”, tha Pendarovski.

Ai sqaroi se pardje është dëgjuar me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani kurë është kthyer nga Sofja edhe dje përsëri është takuar por Osmani nuk i ka përmendur ndonjë grup propozimesh si ky që Sofja propozon të nënshkruajë marrëveshje të re, se ne do të ndryshojmë Kushtetutën dhe ta vendosim se si komb dhe gjuhë ekzistojmë që nga viti 1945 e këndej.

“Nuk ka diçka të tillë, dua të them ndonjë marrëveshje”, përsëriti Presidenti dhe tha se komisionet e përbashkëta do të takohen nesër dhe pasnesër në Shkup për të pastruar mosmarrëveshjet historike që Maqedonia dhe Bullgaria kanë pasur për dekada.

“Një marrëveshje e re nga marrëveshja e nënshkruar tashmë për bashkëpunim dhe fqinjësi e mirë midis dy vendeve ose një ndryshim i kësaj marrëveshjeje është jashtë diskutimit. Atë që kemi nënshkruar, ata dhe ne duhet ta realizojmë”, tha Pendarovski.

Të ngjashme