Google ADS

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale nuk do të konfirmojë aktakuzën mbi Kadri Veselin

21:15 | 14 Tetor 2020
L G

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë nse Gjykata Speciale nuk do ta konfirmojë aktakuzën mbi kreun e PDK’së, Kadri Veseli.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. Në situata kritike nuk kemi qenë kundër shtetit”, tha Hoxhaj në emisionin Pressing .

“Perceptimi nga mediet ka bërë që çfarëdo të themi ne duket sikur po fshehim apo po presupozojmë diçka tjetër. Nuk është opsion real dhe serioz. Nuk është qëndrim i joni zyrtar. Por nuk mund ti ndalim njerëzit që të japin mendimet e tyre. As ata brenda PDK’së. Demokracia e brendshme lejon qëndrime të ndryshme“, shtoi Hoxhaj.

Të ngjashme