Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Greqi – Kosovë.
Ndeshja ishte mjaftë interesante me të dy skuadrat që kishin raste të bukura, por s’ia dolën t’i konkretizojnë, shkruan portali arbresh.info.
Vendasit kishin rastin e artë në ndeshje, por Aro Muric arriti të mbrojë penalltinë e Bakasetas nga pika e bardhë në minutën e 18-të.
https://twitter.com/AlbertJakupi/status/1316456261370736641?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1316456261370736641%7Ctwgr%5Eshare_2&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Grekët gjithashtu shënuan edhe një gol, por u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Nga ana tjetër, “Dardanët” provuan përmes Benjamin Kololli-t dhe Lirim Kastratit, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.
Për gjithçka lidhur me ndeshjen, portali arbresh.info, do t’iu mbajë të informuar./arbresh.info.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel