Napoli ka konfirmuar se do apelojë vendimin e Komisionit Disiplinor.
Sot (e mërkurë), Komisioni Disiplinor vendosi që Juventus-i të fitojë tri pikë në ndeshjen e pazhvilluar në Torino, shkaku që “Napolitanët” nuk udhëtuan sepse kishin raste me koronavirus në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Pos pikëve të plota të fituar nga “Zonja e Vjetër”, Napoli gjithashtu u ndëshkua duke humbur një pikë shkaku që nuk pranoi të udhëtojë.
Mirëpo, klubi ka konfirmuar se do e apelojë vendimin dhe janë të sigurt që drejtësia do vijë në vend.
“SSC Napoli gjithmonë ka respektuar rregullat dhe ligjin. Do ta presim vendimin e apelit, të sigurt që drejtësia do bëhet”, ka shkruar klubi në njoftim./arbresh.info.
https://twitter.com/en_sscnapoli/status/1316453906839470080
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?