Shqipëria dominon në Lituani, por fiton vetëm një pikë

19:52 | 14 Tetor 2020
Arbresh Info

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Lituaninë, ndeshje e vlefshme për grupin C të Ligës së Kombeve.

Shqipëria dominoi qysh nga minuta e parë, por pavarësisht disa rasteve të bukura, assesi s’ia doli t’i konkretizojë, shkruan portali arbresh.info.

Mysafirët ishin shumë më agresivë gjatë tërë ndeshjes duke dominuar tërë ndeshjen dhe pasur disa goditje, mirëpo portieri vendas gjithmonë ishte në vendin e duhur duke mos lejuar të ‘tundet’ porta.

Pas këtij barazimi, Shqipëria renditët në pozitën e dytë me pesë pikë, aq sa ka edhe Lituania që është lider i grupit./arbresh.info.

Të ngjashme