Rita Ora e bukur dhe plot stil në setin e ri fotografik

19:56 | 14 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër më me trend në skenën ndërkombëtare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar miliona ndjekës, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora në fotot e reja është shfaqur tejet provokative, teksa ka pozuar e ulur në një karrige.

Së fundmi, ajo i ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të sjell një projekt të ri muzikor, që do t’i pasojë këngës së saj më të fundit që e solli pesë muaj më parë.

Ajo ka punuar prej kohësh në albumin e saj të tretë, publikimi i së cilit është shtyr pak nga pandemia globale COVID-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme