Sulmuesi i Real Madrid-it, Borja Mayoral ka zbuluar se trajneri Zinedine Zidane e donte në skuadër, por vendosi të kalonte të Roma.
Mayoral-i iu bashkua skuadrës së “Mbretërve” gjatë përgatitjeve parasezonale, derisa u huazua për dy vite të Roma, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari ka zbuluar se tekniku francez e donte në skuadër, por ishte vendimi i tij për tu larguar.
“Shpreha dëshirën të largohem nga Real-i përgatitjeve parasezonale, por u takova me Zidane-n dhe ai donte që të qëndroja”.
“Është e vërtet që ata kanë pasur dëshirë të më mbajnë dhe të shesin Jovic-in, por kisha shansin të flas me Zidane-n përsëri dhe doja largimin”, deklaroi ai.
Mayoral pritet që këtë vikend të bëjë paraqitjen në fanellën e klubit italian./arbresh.info.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...