Shqipëria kërkon fitore në udhëtim të Lituania, formacionet zyrtare

16:52 | 14 Tetor 2020
Arbresh Info

Sot (e mërkurë) do zhvillohet sfida mes Lituanisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për xhiron e katër të grupit C në Ligën e Kombeve.

Dy skuadrat në tri xhirot e parë kanë arkëtuar nga tri pikë, ndërsa sot synojnë fitore, shkruan portali arbresh.info.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave tashmë janë publikuar:

Lituania (4-2-3-1): Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Dapkus, Simkus, Novikovas, Golubickas, Lasickas, Laukzemis.

Shqipëria (4-2-1-3): Berisha, Veseli, Xhimshiti, Dermaku, Kumbulla, Laci, Bare, Abrashi, Seferi, Broja, Lenjani.

Përballja nis në ora 18:00./arbresh.info.

Të ngjashme