Google ADS

Osmani: Energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore, qymyri është e kaluara

15:36 | 14 Tetor 2020
V. S.

Grupi i Deputetëve të Gjelbër (GDGj) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) kanë mbajtur debatin: “Potenciali energjetik i Kosovës dhe problemet mjedisore”.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se prej kur ka marrë pozitën në top agjendë e ka ambientin.

Sipas saj, mungesa e planifikimeve alternative është shkak i mosseriozitetit të institucioneve, duke shtuara se energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore .

“Këto tema si jo sot s’janë tema luksi po jetësore. Kjo nismë është shumë e mirë nga Grupi i Deputetëve të Gjelbër. Që nga data kur jam zgjedh kryetare Kuvendi e kam në top prioritet ambientin”.

“Sektori i energjisë po konsiderohet një ndër ndotësit më të mëdhenj. Dhe janë emetuesit të grimcave që shkaktojnë probleme. Megjithatë e kemi kuptuar dëmin e qymyrit. Tani duhet të kemi skenarë alternative të furnizimit me energji elektrike”.

“Qymyri është e kaluara. Energjia duhet të vihet në prioritetet tona zhvillimore. Mungesa e planifikimeve alternative është shkak i mosseriozitetit tonë. Ne duhet ta gjejmë një formulë finale për projektet e mjedisit”.

“Çështja e mjedisit po na kthehet në boomerang duke na dëmtuar të gjithëve. Pra vullneti ynë ekziston që të punojmë në këtë drejtim. Zgjidhjet e tilla të temave komplekse nuk zgjidhen brenda natës”.

Kryesuesja e Grupit të Deputetëve të Gjelbër, Mimoza Kusari-Lila, tha se agjenda e mjedisit ka mbetur në margjina apo s’është marrë parasysh, raporton EO.

“Ne si grup kemi filluar që mbrojtjen e mjedisit ta bëjmë me rregulla. Gjatë procesit të agjendës zhvillimore shpesh agjenda e mjedisit ka mbetur në margjina apo s’është marrë parasysh”.

“Ndihem e lumtur që zonja Osmani e ka përsipër që kjo agjendë të shkoj para. Sot ju falënderoj juve përfaqësues të shoqërisë civile që po shtyeni para çështjet e mjedisit sidomos dëmtimet e lumenjve”.

“Jo pa qëllim sot kemi vendosë më fol për potencialin energjik të Kosovës dhe dëmtimin e ambientit. Ku kompanitë që punojnë pa kritere po shkaktojnë dëme për mjedisin e njeriun”.

Egzona Shala, nga organizata “EKO-Zë”, ka kërkuar që mekanizma të veçantë të merren me çështjen e mjedisit.

“Kërkoj nga ju ta kem një trup ose persona që merren me legjislacionin në Kosovë, pra dy ose tre persona që merren më lëndët mjedisore”.

Rinora Gojani nga Ballkan Green Fondation, ka kërkuar të dimë më shumë sa i përket projektit për termocentralin “Kosova e Re”.

“Dua të fokusohemi të projekti ‘Kosova e Re’ mirë që ka dështuar po s’po e dimë fatin e kontratës së Qeverisë. Pres prej jush me tregu çka ka me ndodhë a kemi obligime me dal prej kësaj kontrate”.

“Poashtu dua fokus më të madh për konsumin e energjisë në pjesën veriore të Mitrovicës. Atje ku ka edhe një degradim të pyjeve e mjedisit”.

Të ngjashme