Meliza Haradinaj-Stublla mirëpret në takim Ambasadoren e re të Holandës

15:22 | 14 Tetor 2020
V. S.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka pritur në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Kryediplomatja kosovare e ka siguruar ambasadoren Lobbezoo për gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme prosperuese.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë Znj. Carin Lobbezoo.

E sigurova Ambasadoren për gatishmërinë e plotë të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme në një nivel bashkëpunimi më të lartë, specifikisht në fushat e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë në mënyrë që të finalizojmë suksesshëm procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën.
Diskutuam për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve tona, në vazhdimësi të diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së fundit në Holandë” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme