Google ADS

Haradinaj i kujton Lajçakut: Dialogu duhet të përfundoj me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues

15:09 | 14 Tetor 2020
M. A.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Pas takimit, kreu i AAK-së tha se Miroslav Lajçakut i ka shprehur qëndrimin që BE të përshpejtoj përpjekjet për një marrëveshje finale.

Haradinaj ka cekur se marrëveshja finale duhet të përfundoj me një njohje reciproke me kufijtë ekzistues./arbresh.info/

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik.

I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme