Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin Virtual Global Parlamentar, të organizuar nga Rrjeti Parlamentar i Bankës Botërore dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ky Forum u mundëson parlamentarëve nga vende të ndryshme të botës të diskutojnë për zhvillimet globale.
Kryetarja Osmani dhe homologë të saj nga Norvegjia, Meksika, Bangladeshi, në prezencë edhe të rreth 100 parlamentarëve të tjerë diskutuan për mobilizimin e ligjvënësve globalë në procesin e avokimit për barazinë gjinore, si dhe përfshirjen e grave në procesin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19.
Osmani përmendi sfidat me të cilat përballen gratë në lidership përgjatë krizës së pandemisë si dhe ndikimin e polarizimit politik në zhvillimin e proceseve.
Sipas saj, aftësia për të dëgjuar qytetarin dhe për ta trajtuar si partner në përballje me pandeminë, kontribuoi në menaxhim të suksesshëm në vendet e drejtuara nga gratë.
Më tej, zonja Osmani tha se përkundër progresit të shënuar si shoqëri, pandemia nxori në pah problemet me barazinë gjinore.
Rritja e rasteve te raportuar për dhune në familje dhe humbja e vendeve të punës nga gratë, sipas saj janë indikator që kërkojnë vëmendjen e duhur nga institucionet./arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...