Përshëndetjen nuk e bënë si herën e kaluar ani pse kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ja zgjati dorën, një gjë të tillë nuk e bëri edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale te Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak.
Ai me të mbërritur në zyrat e PDK-së ku po zhvillon një takim me kryetarin Veseli, u kujdes që t’i rikujtojë Veselit masat anti-covid, raporton portali arbresh.info
Takimin është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, e sikur në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti e me presidentin Hashim Thaçi edhe këtu Lajçak nuk do të prononcohet para mediave.
Kujtojmë se Lajçak ka ardhur për vizitë të martën në Kosovë dhe do të qëndrojë deri të enjten.
Duket se agjenda e Lajçakut gjatë ditës së sotme do të jetë mjaftë e ngarkuar.
Përfaqësuesi Special do të mbaj gjatë ditës së sotme takime të një pas njëshme me liderët e partive politike.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë është thënë se kjo vizitë ka të bëjë më Asociacionin e Komunave serbe./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte