GRAMSH – Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I arrestuari është E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike heroinë, dy aparate celular, një automjet dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...