Dy vëllezër nga Deçani janë goditur dje për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë. Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17.
Pas këtij rasti tragjik ka reaguar edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili ka publikuar edhe një foto ku shihen dy vëllezërit.
Lekaj ka thënë se të gjithë qytetarët janë të tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi në Gjermani ku humbën jetën dy fëmijët e Familjes Arifaj nga Deçani.
“Gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi në Gjermani ku humbën jetën dy fëmijët e Familjes Arifaj nga Deçani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Arifaj, Deçanin dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lekaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/posts/3460837050642746
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...