Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një fond prej 12 miliardë dollarësh për të financuar blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet në zhvillim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga banka njoftohet se me financimin në fjalë synohet të mbështetet vaksinimi i afër 1 miliard njerëzve.
Më tej theksohet se qytetarët e vendeve në zhvillim duhet të kenë akses në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19, duke shtuar se me paketën e financimit do të sigurohet financim dhe mbështetje teknike për vendet në zhvillim në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për t’i përgatitur ato për zbatimin e vaksinave në një shkallë të gjerë.
“Qasja në vaksinat e sigurta dhe efektive si dhe sistemet e përforcuara të shpërndarjes është çelësi për ndryshimin e rrjedhës së pandemisë, ndihmon vendet që përjetojnë efekte shkatërruese ekonomike dhe financiare të lëvizin drejt një rigjenerimi të qëndrueshëm”, tha kryetari i Bankës Botërore, David Malpass.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...