Google ADS

Thaçi pret Lajçak prapa dyerve të mbyllura

09:44 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Përshëndetjen nuk e bënë si herën e kaluar.

E u munduan ta ruajnë edhe distancën.

Me përshëndetjen tashmë të zakonshme në kohën të cilën jemi, presidenti i vendit Hashim Thaçi e priti në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi  dhe Çështje të tjera Rajonale te Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, raporton portali arbresh.info

Takimin është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, e sikur në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti edhe këtu Lajçak nuk do të prononcohet para mediave.

Kujtojmë se Lajçak ka ardhur për vizitë të martën në Kosovë dhe do të qëndrojë deri të enjten.

Duket se agjenda e Lajçakut gjatë ditës së sotme do të jetë mjaft e ngarkuar.

Përfaqësuesi Special do të mbajë gjatë ditës së sotme takime të një pas njëshme me liderët e partive politike.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë është thënë se kjo vizitë ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme