20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

09:39 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

20 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjenoterapi, ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme