Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se për dy vjet do të përfundojë autostrada Shkup – Bllacë.
Ahmeti shtoi se projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme për vendin sidomos korridori 8.
“Projektet infrastrukturore janë shumë të rëndësishme dhe besoj se brenda këtyre 5 viteve të realizohen, sidomos korridori 8 që është shumë i rëndësishëm për ne si shtet por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Si pjesa e hekurudhës ashtu edhe pjesa automobilistike. Mendoj se brenda këtyre dy viteve të përmbyllet autostrada Gostivar – Qafë Thanë si dhe autostrada Shkup Bllacë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Ballkan Talks” në Euronews Albania.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...