Rama i përgjigjet opozitës: Ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet

08:42 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri, Edi Rama ka sulmuar opozitën për akuzat se gjatë qeverisjes së tij është rritur borxhi publik. Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook shifrat që tregojnë se borxhi publik është ulur.

Sipas shifrave të publikuara nga kryeministri, gjatë viteve 2014-2021 borxhi është në vlerat 46 miliardë lekë, ndërsa investimet publike ishin në vlerën 79 miliardë lekë, ndërsa gjatë qeverisjes së PD në vitet 2006-2013, borxhi ishte në vlerën 60 miliardë lekë dhe investimet ishin në vlerën 70 miliardë lekë.

Këto shifra të publikuara, Rama i shoqëron me shkrimin: Mirëmëngjes dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh. Ju uroj një ditë të mbarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme