Republika Çeke ka vendosur izolim të pjesshëm tre javor duke mbyllur shkollat, baret dhe klubet e natës, pasi Evropa po përballet me një rritje të rasteve me Covid-19.
Ky vend në rajon ka shkallën më të lartë të infeksioneve për 100 mijë njerëz, transmeton portali arbresh.info
Restaurantet do të mbyllen dhe konsumi publik i alkoolit është i ndaluar.
Në Holandë, është njoftuar gjithashtu një izolim i pjesshëm dhe maskat janë bërë të obligueshme në hapësirat e brendshme publike.
Ndërkohë, pranimi i rasteve në spital është duke u rritur shpejt sërish në shumë shtete.
Spitalet në Paris mund të kenë mbushje të 90% të shtretërve në kujdesin intensiv deri javën e ardhshme, paralajmëroi Martin Hirsch kreu i grupit të spitalit publik APHP.
Presidenti Emmanuel Macron pritet të njoftojë kufizime të mëtejshme në një fjalim televiziv të mërkurën. Raportet e mediave lokale sugjerojnë që qytetet e konsideruara si pika të nxehta, përfshirë Parisin, mund të përballen me ndalimin e mbrëmjes.
Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo ishte “duke parë me shumë shqetësim” situatën në Evropë dhe shtoi: “Duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze”.
Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë raportuan më shumë se 5,000 raste të reja të mërkurën, për herë të parë që nga prilli./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?