Ekzistojnë 2 arsye kryesore pse njerëzit shpenzojnë më shumë para sesa duhet-ata duan të ndihen më mirë duke iu afruar kënaqësisë dhe në këtë mënyrë duket sikur largojnë dhimbjen. Duke blerë një fustan të ri ose diçka më të shtrenjtë, si një telefon, ne e argëtojmë veten dhe shpërqëndrohemi nga problemet reale me të cilat mund të jemi duke u përballur.
Ka disa arsye pse ne ndjejmë një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë gjithnjë e më shumë.
Ju shpresoni të impresiononi njerëzit e tjerë
Burimet natyrore janë të kufizuara dhe sa i përket teorisë së evolucionit të Darvinit, njerëzit duhet të garojnë mbi to dhe të përpiqen të pretendojnë sa më shumë që të jetë e mundur për mirëqenien e tyre. Por pasi të jenë përmbushur të gjitha nevojat tona themelore, konsumi përfundon duke i lënë vendin diçkaje tjetër. Kjo ka bërë që njerëzit të tregojnë pasurinë dhe rëndësinë e tyre për pjesën tjetër të botës, duke blerë gjithnjë e më shumë gjëra që në të vërtetë nuk u duhen.
Çfarë të bëni në këtë rast: Mos harroni se të ndiheni mirë është më e rëndësishme sesa të dukeni bukur. Le të jemi të sinqertë, një pulovër e shtrenjtë nuk ju bën të ndiheni më mirë në planin afatgjatë. Dhe ju me të njëjtat para, ju mund të kënaqeni në një udhëtim me miqtë.
Ju jeni xheloz për njerëzit që kanë më shumë
Neve na pëlqen të krahasojmë veten me njerëzit që na rrethojnë. Kjo na bën ‘‘detyron’’ që të blejmë gjëra vetëm sepse miqtë tanë i kanë, jo sepse na duhen vërtetë. Gjithashtu, ne jemi më egoistë sesa duam të pranojmë. Kur flasim për të kaluarën, gjithmonë përmendim “mbijetesën e më të fortit”, por në fakt nuk është shumë ndryshe sot. Ne kërkojmë të rrisim madhësinë e mbretërisë sonë personale duke blerë më shumë gjëra sesa të tjerët.
Ju ndjeni sikur nuk po e kontrolloni dot jetën
Ne besojmë se zotërimi i pasurive materiale do të na bëjë të ndihemi më të sigurt. Kjo është e vërtetë në rastin e nevojave tona themelore, si një çati ose veshje, por ne priremi të kemi ndjenjën se zotërimi i tepërt, do të na japë më shumë siguri. Edhe pse kjo mund të na japë një ndjenjë sigurie për një kohë të shkurtër, ajo është më pak e qëndrueshme sesa duam të besojmë.
Jeni të mërzitur
Arsyeja më e zakonshme për të blerë gjëra është e thjeshtë – mërzia. Kur nuk kemi ndonjë gjë tjetër për të bërë, kur nuk kemi një qëllim, ne thjesht marrim diçka të re për të rregulluar ditën tonë dhe ne besojmë se kjo do të na bëjë të lumtur./eo/
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...