Atraksioni i famshëm turistik në Peru, Machu Picchu, është hapur pas disa muajsh mbyllje për shkak të pandemisë, për 1 person.
Personi që e vizitoi vendin e famshëm turistik është një japonez që mbeti ‘i bllokuar’ në Peru për shkak të pandemisë, transmeton portal arbresh.info
“Personi i parë në Tokë që viziton Machu Picchu që nga dalja e izolimit në Peru jam unë”, shkroi Jesse Kataiama në llogarinë e tij në Instagram.
Ministria e kulturës në Peru lejoi japonezin që të vizitojë mbetjet e kështjellës antike Inca në majë të malit Machu Picchu pas gati shtatë muajsh pritje.
“Kjo është me të vërtetë e mahnitshme! Faleminderit,” shtoi ai në një video të postuar në faqen e Facebook të autoritetit lokal turistik në Kusko, ku ndodhet vendndodhja e famshme.
Shtetasi japonez që me profesion është instruktor i boksit, ka ngecur në Peru që nga muaji mars, pasi shkoi atje për të vizituar vendin.
Për një gazetë peruane, ai tha se kishte planifikuar të qëndronte vetëm 3 ditë, por për shkak të pandemisë, anulimit të fluturimeve dhe mbylljes së kufijve ai ngeci aty për disa muaj me rradhë.
Për shkak të pandemisë, Machu Picchu do të lejohet të vizitohet vetëm nga 675 turistë në ditë, ndërsa ata duhet të respektojnë rregullat e pandemisë dhe distancën sociale.
Që kur është hapur për herë të parë, në vitin 1948, atraksioni turistik është mbyllur vetëm një herë në vitin 2010, pasi përmbytjet shkatërruan lidhjen hekurudhore mes tij dhe Cuscos. /arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/CGQvpQcpk8p/?utm_source=ig_embed
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...