Një nga shpërthimet e para të koronavirusit në Evropë mund të ishte vendosur nën kontroll nga autoritetet austriake.
Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një hetim zyrtar mbi shpërthimin në dy resorte popullore skish që në mars çuan në mijëra infektime dhe që në ato momente, u nënvlerësuan. Një resort, Ischgl u lidh me raste në 45 vende pasi skiatorët çuan virusin në vendet e tyre. Autoritetet thanë se ato kishin vepruar bazuar mbi dijenitë që ishin në dispozicion në atë kohë. ka patur gabime në gjykim që kanë cuar në pasoja – tha Ronald Rohrer, shef i komisionit që kreu hetimin.
“Ata reaguan shumë vonë”, shtoi ai.
Hetuesit thanë se autoritetet kanë qenë shumë të ngadaltë në mbylljen e resorteve kur shpërthimet u bënë të dukshme. Një grup skiatorësh nga islanda, shfaqën simptomat e covid 19 më 3 mars dhe në 5 mars autoritetet ishin në dijeni se një vatër koronavirusi ishte e mundur. Rasti i parë në fshatin alpin u raportua më 7 mars kur një banakier rezultoi pozitiv. Që atëherë, agjencia austriake e shëndetit publik, thotë se beson se ka patur edhe raste të tjera në resort që nga 5 shkurti. Nga 8 marsi ndërkohë, një vlerësim i saktë duhej të kishte cuar në mbylljen e bareve, ndalimin e teleferikëve të skive dhe largim të rregullt të turistëve. Por kjo nuk ndodhi.
Përkundrazi, turistët nuk u informuan dhe resortet në rajonin e tirolit perëndimor qëndruan të hapura për disa ditë, duke bërë që infektimet të shtoheshin dhe përhapeshin në të gjithë Evropën. Të paktën 32 turistë nga ata të infektuar në resortet austriake, kanë humbur jetën nga koronavirusi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?