Ish-ministri i Informatikës dhe Administratës, Damjan Mançevski përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet publike, përfshi këtu edhe angazhimin e tij politik në LSDM.
“Kam vendosur të tërhiqem nga politika, dhe t`i përkushtohem sërish profesionit tim. Arsyea është se kam pranuar angazhim në sektorin privat, që nuk përputhet me asnjë angazhim politik. Si rezultat i këtij vendimi, përveç se tërhiqem nga të gjitha funksionet publike të cilat i kam kryer, kam dhënë dorëheqje edhe nga pozita e zv/kryetarit dhe anëtarë i Këshillit Qendror në LSDM”, ka shkruar mes tjerash Mançevski.
Ndryshe Manpevski së fundmi ishte zgjedhur deputet nga radhët e LSDM-së, pas çka dha dorëheqje nga ky funksion. Së fundmi, emri i tij spekulohej si kandidat i mundshëm për Sekretar Gjeneral në Qeveri.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...