Google ADS

Me ftesë të qeverisë italiane, Skender Hyseni po qëndron në Romë, në fokus çështja e dialogut Kosovë-Serbi

19:36 | 13 Tetor 2020
L G

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është ftuar nga Qeveria italiane për një vizitë dy ditore në këtë shtet.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në fokus të interesimit është rrjedha e deritashme e dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton arbresh.info.

“Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, e me ftesë të Qeverisë Italiane po qëndroj në Romë për një vizitë dy-ditore. Ditën e parë takimet i fillova ne MPJ të Italise, ku s’pari në takim u prita nga Andrea Cascone, Drejtor për Ballkanin dhe Adriatikun në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ndërsa në takimin e dytë sot u prita nga Sekretari Shtetëror i Punëve të Jashtme të Italisë, z. Ivan Scalfarotto”, ka shkruar Hyseni.

Temë kyçe e takimeve me zyrtarë italian, sipas Hysenit, është çështja e rrjedhjes së dialogut Kosovë Serbi.

Po ashtu, sipas Hysenit, Italia mbetet thellësisht e përkushtuar në përkrahje të konsolidimit të dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

“Në fokus të interesimit, ishte rrjedha e deritashme e dialogut në Bruksel dhe, në këtë kuadër, edhe dinamika e brendshme politike në Kosovë. Shfrytëzova rastin për të falënderuar Italinë për gjithë përkrahjen e madhe dhënë Kosovës, para luftës, pas luftës dhe pas shpalljes se pavarësisë.
Italia mbetet thellësisht e përkushtuar në përkrahje të konsolidimit të dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Në këtë frymë bashkëbiseduesit Italian konfirmuan përkrahjen e pakursyer për dialogun i cili duhet të mbyllet me nje marrëveshje të përgjithshme normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hyseni në Facebook./ arbresh.info/

Të ngjashme