Google ADS

Moti të mërkurën dhe të enjten në Kosovë

19:25 | 13 Tetor 2020
L G

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë, pritet të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në disa vende pritet të sjellin të reshura shiu.

Sipas Institutit Hidrometrorologjik të Kosovës (IHK), gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte pritet të jetë mot i ndryshueshëm, ku temperaturat minimale do të arrijnë nga 7 deri në 8 gradë Celsius, raporton arbresh.info.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s”, njofton IHK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme