Përdorimin e maskës në hapësira publike, Shqipërisë ia rekomandoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, thotë se mbajtja e maskës edhe në rrugë, një masë kjo që hyn në fuqi të enjten, do të frenojë përhapjen e Covid-19.
Në një intervistë për mediat ajo sqaron se maska nuk ka asnjë pasojë negative tek ata që e përdorin, përveç rasteve të veçanta.
“Ne jemi të lumtur të shohim që Qeveria miratoi seriozisht diçka për të cilën OBSH ka kërkuar që prej më shumë se 5 muajsh: përdorimin e maskave në hapësira publike. Virusi ka potencialin të bëjë dëme të mëdha nëse nuk ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar përhapjen e tij. Jo, jo maska nuk ka asnjë pasojë negative”.
Përdorimi i maskës, thotë përfaqësuesja e OBSH, do të evitojë një tjetër mbyllje të vendit.
“Njerëzit e dinë që duhet të përdoret kudo dhe gjithmonë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe me shumë mundësi do të na parandalojë mbylljen. Situta është e ndryshme dhe sigurisht po mbahet nën kontroll dhe po shihet se cilat çështje do të zbatohen në Europë dhe Ballkan. Por dihet që mbyllja nuk i shërbeu asnjërit. Bllokimet e pjesshme po zbatohen pothuajse kudo në Evropë, ku situata ka përmbushur nivele kritike. Ne nuk do të ishim në favor që kjo të ndodhte në Shqipëri. Ne jemi të vetëdijshëm për lodhjen e publikut për të ndjekur masat parandaluese”.
Shifrat e Covid po rriten, por OBSH shpjegon se Shqipëria ka të njëjtën situatë si vendet e tjera.
“Është e qartë se ka një rritje të numrave. Shqipëria po kalon një situatë shumë të ngjashme me pjesën tjetër të Evropës, me një popullsi të infektuar 75 / 100.000 në javë. Shumica dërrmuese e popullsisë mbetet e rrezikuar”.
Sipas përfaqësueses së OBSH në Shqipëri, për rikuperimin e plotë nga Covid, një personi të infektuar i nevojiten 8 javë. Në shumë vende po përdoren testet e shpejte për Covid dhe OBSH kërkon që ato të aplikohen edhe në Shqipëri. Përsa i përket vaksinës, përfaqësuesja e organizatës thotë nuk ka shpresë që ajo të jetë gati deri në fund të vitit.
Hasani: Shqipëria përballet me kërcënime të vazhdueshme hibr...
Gazetarët rusë: Putin e uroi fshehtas Trumpin për fitoren e ...
Opozita në Gjeorgji vazhdon protestat kundër rezultatit të z...
Lista Serbe pret që administrata Trump të insistojë për them...
Përmbyllet certifikimi i zyrtarëve personalë të deputetëve t...
Eliot Bujupi realizon dy gola në fitoren e Stuttgartit në Yo...