Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në rezultatet e marra nga Kombëtarja e Portugalisë.
Sulmuesi i Juventusit luajti për ekipin e tij kombëtar në dy ndeshjet e fundit, fillimisht në miqësoren ndaj Spanjës dhe më pas kundër Francës në Ligën e Kombeve.
Të dyja ndeshjet përfunduan pa gola, por 35 vjeçari tash është jashtë për ndeshjen ndaj Suedisë nesër mbrëma.
Ronaldo nuk ka shfaqur fare simptoma dhe tash do të mbetet i vetëizoluar për dy javë.
Ai është në mesin e disa lojtarëve të Juventusit që kanë dalë nga hoteli pa leje dhe i është bashkuar Portugalisë. /arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...