Ministri Veliu nesër do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë

16:15 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia do të mbahet nesër më 14 tetor, duke filluar në ora 10:00, në Objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë.

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme