Sulmuesi i Real Madrid-it, Marco Asensio ka thënë se nuk i ka interesuar nëse Lionel Messi do largohej apo qëndronte në Barcelonë.
Spanjolli që është duke u shëruar nga lëndimi, derisa shpreson të rigjejë formën më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se lëndimi e ka forcuar në të gjitha anët, derisa është duke provuar të përmirësohet.
“Është eksperiencë që më ka përforcuar në të gjitha anët. Lëndimi me ka ndryshuar, çdo ditë është sfidë kundër vetës, të provosh të përmirësohesh. Çdo ditë ka qëllim të ri sepse nuk mund të kthehesh në proces”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje i pyetur për bashkëlojtarin Eden Hazard, Asensio beson se së shpejti belgu do rifitojë besimin.
“Hazard shihet se është shumë mirë. Është vështirë për të sepse nuk është mësuar me lëndimet dhe është fat i keq çfarë i ka ndodhur. Së shpejti do ndihet më mirë dhe jam i sigurt se do rifitojë besimin së shpejti”, shtoi spanjoll.
Në fund, Asensio u pyet për mendimin e tij lidhur me largimin e Lionel Messi. Ai tha se nuk i ka interesuar.
“Nuk me interesonte nëse Messi largohej ose qëndronte, por është më mirë për Barcelonën që qëndroi”.
“Më pëlqen të përballem kundër më të mirit”, përfundoi ai.
Ndeshja e radhës për Real-in është kundër Cadiz këtë të shtunë, por nuk dihet nëse Asensio ose Hazard do jenë të gatshëm për këtë sfidë./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...